PAQE, STABILITET DHE ZGJEDHJE

 

Rreth sondazhit

 

Ky projekt është vë në punë në mënyrë të pavarur nga Qendra për Demokraci dhe Bashkërendim në Evropën Juglindore (CDRSEE, Selanik, Greqi) dhe është financuar në mënyrë të përbashkët nga CDRSEE, Fondacioni Instituti Shoqëria e Hapur në Maqedoni (FOSIM) dhe Ministria Greke për Maqedoni dhe Traki. Studimi është ndërmarrë nga Dr. Colin Irwin prej Universitetit të Mbretëreshës në Belfast, derisa puna e anketimit të opinionit publik është kryer nga Qendra për Marrëdhënie Etnike, Shkup, Maqedoni prej 14 mars e deri më 25 mars për të zbatuar 1600 intervista “ballë për ballë“ që përfaqsonin pjesë të përzier të popullsisë së rritur të Maqedonisë në aspekt të moshës, gjinisë, klasës shoqërore, njohjes politike dhe etnike si dhe rajonit gjeografik.

 

Colin Irwin raporton për zbulimet e studimit.

 

Kërkimi i vështrimeve të popullit për zgjidhjen e konfliktit

 

Paqja dhe proceset paqësore nuk janë të lehta. Maqedonia arriti të qëndrojë jashta luftërave më të këqija të Ballkanit, dhe Irlanda Veriore është duke përjetuar një vit të mirë pas një gjenerate “trazirash”. Izraelit dhe Palestinës nuk i shkojnë punët mirë. Atje tankset, F16-shet dhe helikopterët ushtarak “ballafaqohen” kundër vetëvrasësve të minuar me pasojat më tragjike. Zgjedhja e përkrahësit të rrugës së ashpër, Sharon, për udhëheqës të shtetit Izraelit ndoshta ka ndihmuar në rindezjen e konfliktit në Lindjen e Mesme. Në Irlandën Veriore zgjedhjet e vitit të ardhshëm mund të shohin politicientë të rinj në pushtet dhe ndryshim të fatit , përderisa këtu, në Maqedoni, zgjedhjet që po afrohen mund të përcaktojnë fatin e procesit paqësor në këtë pjesë të Ballkanit.

 

Cilat janë problemet qenësore me të cilat duhet të merret qeveria e re Maqedonase? Çfarë politike më së miri mund t’i përputhet këtyre sfidave? Çfarë do të ndodh nëse këto probleme nuk adresohen dhe a mund populli i Maqedonisë të bindet të del e të votojë për politicientët që ata besojnë se më së miri mund të kontribuojnë për paqe dhe stabilitet afatgjatë?

 

Në mbështetje të procesit paqësor të Irlandës Veriore u zbatuan tetë sondazhe të opinionit publik në mënyrë që populli i Irlandës Veriore të ketë mundësi t’i tregojë politicientëve të tyre se çfarë ata mendonin se duhej të bëhej. Ky sondazh i opinionit publik i përdor metodat e njejta si ato që janë përdorur atje në mënyrë që popujt e Maqedonisë të kenë mundësi t’i shprehin vështrimet e tyre për të ardhmen. Rezultatet janë pasqyruar më poshtë derisa raportet e plota do të dërgohen deri tek të gjitha partitë politike që janë zgjedhur në Parlamentin e Maqedonisë si dhe UE-së, OSBE-së dhe organizatave tjera të interesuara ndërkombëtare dhe shtetërore.

 

 

Arsyet për mungesën e paqes dhe stabilitetit në Maqedoni

 

Njerëzit prej komuniteteve të ndryshme shpesh kanë vështrime shumë të ndryshme për arsyet e konfliktit, dhe në këtë rast për mungesën e paqes dhe stabilitetit në Maqedoni. Për t’u marrë me këtë çështje, pyetja e parë e sondazhit kërkonte njerëzit të tregojnë cilat probleme ata i konsideronin të jenë “Shumë të rëndësishme”, “Të rëndësishme”, “Me rëndësi të mesme”, “Pak të rëndësishme”, “Të parëndësishme”. Tabela 1 paraqet rezultatet për dy komunitetet kryesore me radhitje për nga rëndësia prej një deri në njëzet e katër (me përqindje “Shumë të rëndësishme”). Disa shqetësime janë të njejta për dy komunitetet, por disa nuk janë.

 


Tabela 1. Arsyet e konfliktit të maqedonasve dhe shqiptarëve sipas rëndësisë

 

Përqindja ,,Shumë e rëndësishme’’

Maqedonas

 

Shqiptarë

1

Aktivitetet e grupeve paramilitare shqiptare që ende operojnë në Maqedoni ( AKSH)

85%

Diskriminimi ndaj pakicave etnike në punësim,  në edukim dhe të drejtat gjuhësore

80%

2

Çarmatimi jo i plotë i UÇK-së nga NATO

78%

Aktivitetet e grupeve policore maqedonase dhe grupeve paramilitare që operojnë në Maqedoni (Luanët  Poskoksat)

67%

3

Posedimi i  shumë armëve ilegale në regjion

74%

Mitosja dhe korupcioni i pjesshëm politik që fundos fondacionet demokratike të shtetit

66%

4

Krimi i rëndë i organizuar që përfshin biznismenë, paramilitarë dhe politicientë

70%

Mundësi të varfëra ekonomike për të gjitha seksionet e shoqërisë

61%

5

Mitosja dhe korupcioni i pjesshëm politik që fundos fondacionet demokratike të shtetit

65%

Dështimi i ekonomisë së Maqedonisë

58%

6

Amnisti që përfshin të gjitha krimet e rënda kundër njerëzimit

62%

Krimi i rëndë i organizuar që përfshin biznismenë, paramilitarë dhe politicientë

56%

7

Dështimi i ekonomisë së Maqedonisë

53%

Mediat me anim dhe abuzimi i informacioneve si rezultat i ndërhyrjes së madhe politike

55%

8

Mundësi të varfëra ekonomike për të gjitha seksionet e shoqërisë

52%

Marëdhëniet e këqija ndëretnike ndërmjet popujve të Maqedonisë

53%

9

Marëdhëniet e këqija ndëretnike ndërmjet popujve të Maqedonisë

48%

Kuptimi i pamjaftueshëm i demokracisë nga ana e politicientëve të zgjedhur të popullit

46%

10

Veprim i pamjaftueshëm i komunitetit ndërkombëtarë për të krijuar paqe dhe stabilitet në Maqedoni

46%

Marrëdhëniet e këqija ndëretnike ndërmjet politicientëve të Maqedonisë

40%

11

Marrëveshja  kornizë shkon shumë larg në lidhje me kërkesat për reforma

43%

Mungesë e transparencës në qeveri në të gjitha nivelet

36%

12

Njerëzit e zhvendosur brenda Maqedonisë

42%

Posedimi i  shumë armëve ilegale në regjion

27%

13

Mosmarrëveshja lidhur me kufirin me Kosovën

42%

Mosmarrëveshja lidhur me kufirin me Kosovën

27%

14

Mungesë e transparencës në qeveri në të gjitha nivelet

38%

Përzierja e komuniteteve religjioze në politikë

25%

15

Marrëdhëniet e këqija ndëretnike ndërmjet politicientëve të Maqedonisë

36%

Marrëveshja Kornizë nuk merret në mënyrë adekuate me kërkesat për reforma

25%

16

Kuptimi i pamjaftueshëm i demokracisë nga ana e politicientëve të zgjedhur të popullit

35%

Trajtimi jo i barabartë i grupeve të ndryshme etnike nga ana e institucioneve ndërkombëtare dhe Organizatave joqeveritare

23%

17

Trajtimi jo i barabartë i grupeve të ndryshme etnike nga ana e institucioneve ndërkombëtare dhe Organizatave joqeveritare

32%

Njerëzit e zhvendosur brenda Maqedonisë

19%

18

Marrëveshja Kornizë nuk merret në mënyrë adekuate me kërkesat për reforma

32%

Kuptimi i pamjaftueshëm i demokracisë nga ana e popujve të Maqedonisë

17%

19

Maqedonia nuk e ka zgjedhur problemin e emrit

30%

Amnisti që përfshin të gjitha krimet e rënda kundër njerëzimit

15%

20

Mediat me anim dhe abuzimi i informacioneve si rezultat i ndërhyrjes së madhe politike

26%

Maqedonia nuk e ka zgjedhur problemin e emrit

15%

21

Përzierja e komuniteteve religjioze në politikë

22%

Veprim i pamjaftueshëm i komunitetit ndërkombëtarë për të krijuar paqe dhe stabilitet në Maqedoni

12%

22

Kuptimi i pamjaftueshëm i demokracisë nga ana e popujve të Maqedonisë

16%

Aktivitetet e grupeve paramilitare shqiptare që ende operojnë në Maqedoni ( AKSH).

10%

23

Diskriminimi ndaj pakicave etnike në punësim,  në edukim dhe të drejtaT gjuhësore

13%

Çarmatimi jo i plotë i UÇK-së nga  Nato

9%

24

Aktivitetet e grupeve policore maqedonase dhe grupeve paramilitare që operojnë në Maqedoni (Luanët, Poskoksat)

13%

Marrëveshja  kornizë shkon shumë larg në lidhje me kërkesat për reforma

6%

Problemet e sigurisë paraqiten në krye të listës maqedonase me “Aktivitetet e grupeve paramilitare shqiptare” si shqetësimi i tyre numër një (85% “Shumë të rëndësishme), e përcjellur me “Çarmatimin jo të plotë të UÇK-së nga NATO” në numrin dy (78 përqind) dhe “Posedimin e shumë armëve ilegale në regjion” në numrin tre (74 përqind). Kjo përcillet me problemet e krimit të rëndë të organizuar dhe korrupcionit në numrin katër dhe pesë.

 

Ngjajshëm kështu, edhe shqiptarët vendosin korrupcionin dhe krimin e organizuar lartë në listën e tyre të arsyeve, në vendin e tretë dhe të gjashtë përkatësisht (67% dhe 56% “Shumë e rëndësishme”). Problemi i sigurisë vjen në numrin dy në listën e tyre, por për ata janë “Aktivitetet e grupeve policore maqedonase dhe grupeve paramilitare” ajo që vazhdon t’i brengosë (67 përqind). Megjithatë, për shqiptarët problemi i tyre numër një nuk është siguria, por “Diskriminimi ndaj pakicave etnike në punësim, edukim dhe të drejtat gjuhësore” (80% “Shumë e rëndësishme).

 

Në shumë mënyra shqetësimet më të mëdha të grupeve “Tjera” etnike në Maqedoni (pjesa më e madhe e të cilëve Turqit, Romët, Serbët dhe Vllehët) janë të njejta si ato të maqedonasve, duke vendosur në krye të listës së tyre aktivitetet e paramilitarëve shqiptarë.

 

Qartë se problemet e ndryshme të sigurisë së çdo komuniteti duhet medoemos të adresohen, poqëse paqja dhe stabiliteti arrihen në afat të gjatë, dhe për shqiptarët dhe disa grupe të “Tjerëve”, çështja e diskriminimit duhet medoemos të shqyrtohet. Jashta kësaj të gjithë popujt e Maqedonisë, pa marrë parasysh kualifikimet e tyre etnike, konsiderojnë se problemet e korrupcionit në qeveri si dhe perspektivat e varfëra ekonomike të shtetit janë kërcënimi më i madh për suksesin përfundimtar të procesit paqësor.

 

Ajo që është interesant, në lidhje me procesin paqësor, dhe që duhet të përmendet është ideja se Marrëveshja Kornizë shkon shumë larg me reforma, dhe kjo u radhit në vendin e 11-të në listën maqedonase (43 përqind), derisa sygjerimi se Marrëveshja nuk i plotëson të gjitha kërkesat doli në vendin e 15-të në listën e shqiptarëve (25 përqind). Pra, duket se është e qartë se Marrëveshja Kornizë, ashtu siç është, nuk është ndonjë problem i madh për asnjërin komunitet, edhepse detyrat e saja, në term të stabilitetit, barazisë dhe sundimit të Ligjit duhet ende të arrijnë potencialin e saj të plotë.

 

Prioritetet për Paqe dhe Stabilitet të Qëndrueshme

 

Ny pyetjen e dytë njerëzit ishin pyetur të kalojnë nëpër një listë prej njëzet e katër hapave që do të mund të ndërmerreshin për të ndihmuar sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit të vazhdueshëm në Maqedoni. Për secilin hap apo alternativë ata duhej të potencojnë se cilat prej tyre ata i konsiderojnë se janë “Esenciale”, “Të dëshirueshme”, “Të pranueshme”, “Toleruese” apo “Të papranueshme” si pjesë e procesit të suksesshëm paqësor. Tabela 2 paraqet  rezultatet e dy komuniteteve kryesore sipas rëndësisë. Përsëri disa prioritete për paqe dhe stabilitet janë të njejta, por disa prej tyre janë të ndryshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tabela 2. Prioritetet e maqedonasve dhe shqiptarëve për paqe dhe stabilitet

 

Përqindja ,,Esenciale’’

Maqedonas

 

Shqiptarë

1

Masa efektive kundër paramilitarëve dhe krimit të organizuar

83%

Universitet në gjuhën shqipe me financim shtetëror

85%

2

Përforcimi i sundimit të Ligjit

75%

Implementimi i plotë i Marrëveshjes Kornizë

84%

3

Pavarësi e plotë e Gjyqit

75%

Masa të fuqishme për parandalimin e diskriminimit etnik

82%

4

Zgjedhje të lira dhe të drejta

72%

Zgjedhje të lira dhe të drejta

80%

5

Rindërtimi i shtëpive të njerëzve të zhvendosur dhe sigurohet siguria e tyre

72%

Zhvillimi i qeverisjes lokale

78%

6

Komuniteti Ndërkombëtarë duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për të larguar gjithë armë ilegale në regjion

69%

Përfaqësim proporcional për të gjitha grupet etnike në administratën publike, policinë dhe ushtrinë e Maqedonisë

78%

7

Plan strategjik për eliminimin e dobësimit social dhe varfërisë

68%

Përforcimi i sundimit të Ligjit

77%

8

Mbajtja e kontrollit mbi industritë strategjike dhe rezervave nga ana e shtetit

58%

Plan strategjik për eliminimin e dobësimit social dhe varfërisë

73%

9

Zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë

51%

Rindërtimi i shtëpive të njerëzve të zhvendosur dhe sigurohet siguria e tyre

67%

10

Anëtarësimi në UE

50%

Pavarësi e plotë e Gjyqit

66%

11

Masa të fuqishme për parandalimin e diskriminimit etnik

43%

Plan strategjik për ndërtimin e besimit ndërmjet grupeve të ndryshme etnike

66%

12

Komunitetet religjioze nuk duhet të ndërhyjnë në politikë

40%

Anëtarësimi në UE

62%

13

Zhvillimi i qeverisjes lokale

34%

Integrimi i ish-paramilitarëve në shoqërinë civile

59%

14

Transparencë e institucioneve ndërkombëtare dhe OJQ-ve gjatë dhënies së ndihmave financiare

32%

Mbajtja e kontrollit mbi industritë strategjike dhe rezervave nga ana e shtetit

54%

15

Ndihmë ndërkombëtare për të ndërtuar institucione të reja dhe forcuar institucionet ekzistuese të qeverisë

27%

Ndihmë ndërkombëtare për të ndërtuar institucione të reja dhe forcuar institucionet ekzistuese të qeverisë

49%

16

Masa të fuqishme për të parandaluar diskriminimin gjinor

27%

Masa efektive kundër paramilitarëve dhe krimit të organizuar

45%

17

Plan strategjik për ndërtimin e besimit ndërmjet grupeve të ndryshme etnike

26%

Komuniteti Ndërkombëtarë duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për të larguar gjithë armë ilegale në regjion

40%

18

Monitoring ndërkombëtar të  aktiviteteve të Ministrive kyqe

23%

Masa të fuqishme për të parandaluar diskriminimin gjinor

38%

19

Implementimi i plotë i Marrëveshjes Kornizë

13%

Komunitetet religjioze nuk duhet të ndërhyjnë në politikë

38%

20

Ndërtimi i komuniteteve të reja për njerëzit e zhvendosur në Maqedoni

10%

Transparencë e institucioneve ndërkombëtare dhe OJQ-ve gjatë dhënies së ndihmave financiare

37%

21

Përfaqësim proporcional për të gjitha grupet etnike në administratën publike, policinë dhe ushtrinë e Maqedonisë

8%

Monitoring ndërkombëtar të  aktiviteteve të Ministrive kyqe

33%

22

Integrimi i ish-paramilitarëve në shoqërinë civile

6%

Zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë

25%

23

Financim shtetëror për një Fakultet për Studime Turke brenda një Universiteti ekzistues

1%

Financim shtetëror për një Fakultet për Studime Turke brenda një Universiteti ekzistues

14%

24

Universitet në gjuhën shqipe me financim shtetëror

1%

Ndërtimi i komuniteteve të reja për njerëzit e zhvendosur në Maqedoni

12%

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tre prioritetet e para për maqedonasit i përkasin sigurisë dhe sundimit të Ligjit. Ata prioritet më të madh i japin “Masa efektive kundër paramilitarëve dhe krimit të organizuar” (83 % “Esenciale”). Kjo është e përcjellur me “Përforcimi i sundimit të Ligjit” dhe “Pavarësia e plotë e Gjyqit”, që të dyja me 75 përqind. Për shqiptarët, tre prioritetet e tyre të para kanë të bëjnë me çështje të barazisë dhe reformat sociale. Prioriteti i tyre numër një është “Universitet në gjuhën shqipe me financim shtetëror” (85 përqind “Esenciale”), i përcjellur me “Implementimi i plotë i Marrëveshjes Kornizë“ me 84 përqind dhe “Masa të fuqishme për parandalimin e diskriminimit etnik” me 82 përqind. Që të dy këto komunitete radhitin “Zgjedhje të lira dhe të drejta” si prioritetin e tyre të katërt.

 

Me një përjashtim të dukshëm, nuk duhet të ketë shumë rezistencë nga këto komunitete për implementimin e këtyre listave të ndara të kërkesave. Shqiptarët poashtu dëshirojnë të bëhetë “Përforcimi i sundimit të Ligjit” (77 përqind “Esenciale) dhe “Pavarësia e plotë e Gjyqit” (66 përqind “Esenciale”). Për shqiptarët “Masa efektive kundër paramilitarëve dhe krimit të organizuar” është radhitur në vendin e 16-të në listën e tyre me 45 përqind “Esenciale”, 22 përqind “E dëshirueshme”, 22 përqind “E pranueshme”, 10 përqind “Toleruese” dhe vetëm 1 përqind “E papranueshme”. Ngjajshëm 43 përqind të maqedonasve konsiderojnë “Masa të fuqishme për parandalimin e diskriminimit etnik” të jenë “Esenciale”, derisa vetëm 2 përqind konsiderojnë një politikë të tillë të jetë “E papranueshme”. “Implementimi i plotë i Marrëveshjes Kornizë“ nuk është një çështje e lehtë për të gjithë maqedonasit, por shumica e shohin ate ose “Esenciale” me 15 përqind, apo “E dëshirueshme” me 20 përqind, apo “Epranueshme” me 22 përqind, apo “Toleruese” me 19 përqind. NJë pakicë prej 26 përqind konsiderojnë këtë opcion të jetë “E papranueshme” dhe prandaj për ta kjo është edhe mëtutje problem.

 

Fatkeqësisht, i vetmi prioritet në të cilin siç duket ka vetëm pak apo aspak “bashkim të mendimeve” është dëshira pë “Univerzitet në gjuhën shqipe me f